12-05-2020

Moduli- “Shkathtësitë personale dhe ndërdisipilinare”-Etika profesionale

Moduli- “Shkathtësitë personale dhe ndërdisipilinare”-Etika profesionale

Më 12 dhe 13 Maj 2020, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), po zhvillohen dy (2) sesione trajnuese përmes platformës online “Zoom” nga nën moduli: “Etika profesionale” me trajnues z. Jetish Maloku, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore - Gjilan.

Temat të cilat po trajtohen janë: Kodi i sjelljes dhe etikës dhe rëndësia në zbatimin e tij në sistemin e drejtësisë, sjelljet profesionale dhe ndërdisiplinare të prokurorëve, zbatimi i etikës dhe besimi i punës profesionale dhe aftësitë dhe sjelljet e obligueshme gjatë punës në sistemin e drejtësisë.

Gjatë realizimit të trajnimit i cili po zhvillohet në formë virtuale, prokurorët e sapoemëruar shtjelluan edhe dilemat e tyre me të cilat përballen gjatës punës së tyre  duke elaburuar shembuj të ndryshëm sa i përket sjelljeve dhe kodit, me anë të bashkëbisedimit.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

Prapa