16-05-2020

Seminar mbi Bazat e së Drejtës dhe Politikës së Bashkimit Evropian

Seminar mbi Bazat e së Drejtës dhe Politikës së Bashkimit Evropian

Akademia e Drejtësisë dhe Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), do të realizojnë seminarin e përbashkët me temën “Bazat e se Drejtës dhe Politikës së Bashkimit Evropian”, i cili do te  mbahet në kuadër të trajnimit fillestar për gjyqtaret e sapo emëruar (gjenerata e VII).

Në këtë aktivitet trajnues do te prezantoje i nderuari  Prof. Dr. Jan Bergmann, Kryesues i Senatit në Gjykatën e Lartë Administrative Baden-Württemberg, i cili do te ndaje përvojën dhe ekspertizën e tij shume vjeçare me gjyqtaret e sapoemëruar.

Ndër çështjet që do të trajtohen gjatë këtij aktiviteti do të jenë:

  • Strukturat bazë të Bashkimit Evropian – Bashkimi Evropian si Shtet Federal i pa papërfunduar, dhe Bashkimi Evropian si bashkësi e së Drejtës;
  • Tregu i Brendshëm Evropian – ndalimi i diskriminimit dhe lirit themelore, gjyqtari i brendshëm si gjyqtare evropian, sistemi evropian i mbrojtjes juridike dhe procedura paragjykimore.

Ky aktivitet do të realizohet në formë virtuale përmes platformës “Zoom” me dt. 19 maj 2020 nga ora 09:45.

Pjesëmarrës në këtë seminar do të jenë 37 gjyqtarë të sapo emëruar që janë duke e ndjekur trajnimin fillestar në Akademinë e Drejtësisë.

Prapa