19-05-2020

Webinar mbi Bazat e së Drejtës dhe Politikës së Bashkimit Evropian

Webinar mbi Bazat e së Drejtës dhe Politikës së Bashkimit Evropian

Më 19 maj 2020, në kuadër të trajnimit fillestar për gjyqtaret e sapo emëruar (gjenerata e VII), Akademia e Drejtësisë dhe Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), është duke realizuar webinarin e përbashkët me temën “Bazat e se Drejtës dhe Politikës së Bashkimit Evropian”.

Ndër çështjet që do të trajtohen gjatë këtij aktiviteti do të jenë:

  • Strukturat bazë të Bashkimit Evropian – Bashkimi Evropian si Shtet Federal i pa papërfunduar, dhe Bashkimi Evropian si bashkësi e së Drejtës;
  • Tregu i Brendshëm Evropian – ndalimi i diskriminimit dhe lirit themelore, gjyqtari i brendshëm si gjyqtare evropian, sistemi evropian i mbrojtjes juridike dhe procedura paragjykimore.

Ky aktivitet po realizohet në formë virtuale përmes platformës “ Zoom” .

Në këtë aktivitet trajnues ekspertizën e tij me është duke e ndarë Prof. Dr. Jan Bergmann, Kryesues i Senatit në Gjykatën e Lartë Administrative Baden-Württemberg.

Pjesëmarrës në këtë webinar janë 37 gjyqtare të sapo emëruar që janë duke e ndjekur trajnimin fillestar në Akademinë e Drejtësisë.

Prapa