20-05-2020

Moduli - “Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar”- E drejta e BE-së

Moduli - “Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar”- E drejta e BE-së

Më 20 Maj 2020, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), po zhvillohet një (1) sesion trajnues përmes platformës online “Zoom” nga nën moduli: “E drejta e BE-së” me trajnues z. Emrush Ujkani ekspert ligjor nga E drejta e BE-së.

Tema e cila po trajtohet është urdhër- arresti evropian, mandati, funksioni dhe shqyrtimi gjyqësor në Bashkimin Evropian.

Realizimi i trajnimit është shoqëruar edhe me raste praktike lidhur me traktatet e vendeve të BE-së ku prokurorët kanë realizuar formën e bashkëbisedimit me trajnuesin duke parashtruar pyetje rreth çështjeve të caktuara.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

Prapa