25-06-2020

Moduli - “Shkathtësitë personale dhe ndërdisipilinare”- Arsyetimi i vendimeve

Moduli - “Shkathtësitë personale dhe ndërdisipilinare”- Arsyetimi i vendimeve

Më  24 dhe 25 Qershor 2020, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), po zhvillohen dy (2) sesione trajnuese përmes platformës online “Zoom” nga nën moduli: “Arsyetimi i vendimeve” me trajnues z. Bashkim Hyseni, Kryetar i gjykatës themelore në Ferizaj.

Temat të cilat po  trajtohen janë: Arsyetimi i akteve të prokurorit, detyrimi për arsyetimin e akteve të prokurorit dhe iinterpretimi i drejtë i normave ligjore dhe arsyetimi.

Gjatë realizimit të trajnimit të sotëm është realizuar edhe forma e bashkëbisedimin ndërmjet trajnuesit dhe prokurorëve të sapo emëruar, lidhur me temat e trajtuara po ashtu edhe përmes shembujve nga praktika.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

Prapa