01-07-2020

Marrja në pyetje e dëmtuarit ne rastet e veprave penale kundër integritetit seksual

Marrja në pyetje e dëmtuarit ne rastet e veprave penale kundër integritetit seksual

Më 01 - 02 Korrik 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Marrja në pyetje e dëmtuarit ne rastet e veprave penale kundër integritetit seksual”.

Trajnues të angazhuar për ketë trajnim janë: Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe z.  Isuf Sadiku, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan,

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me veprat penale kundër integritetit seksual.

Në fokus të trajnimit ishin: Parime të përgjithshme që duhet respektuar kur kemi të bëjmë me viktimën nga veprat kundër integritetit seksual, Veprimet procedurale të cilat ndërmerren kur kemi të bëjmë me viktimën fëmijë nga veprat penale kundër integritetit seksual, Mbështetja që duhet bërë për fëmijët viktima sipas dispozitave të KDM.

Gjatë trajnimit janë duke u elaboruar edhe: Kodi i Drejtësisë për të Mitur (KDM) dhe mbrojtja e fëmijëve viktima apo dëshmitarë - shqyrtime të përgjithshme, Parimet e përgjithshme, Veprimet procedurale, dhe mbështetja që duhet bërë fëmijës viktimë sipas dispozitave të KDM, Mbrojtja e fëmijëve viktima apo dëshmitarë.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësor.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtar nga Gjykata e Apelit, gjyqtar dhe prokuror nga niveli Themelor nga gjitha regjionet e Kosovës.

Prapa