07-07-2020

Moduli - “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese”- Hetimi i krimit ndërkufitar

Moduli - “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese”- Hetimi i krimit ndërkufitar

Më  06 dhe 07 Korrik 2020, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), po zhvillohen dy (2) sesione trajnuese përmes platformës online “Zoom” nga nën moduli: “Hetimi i krimit ndërkufitar” me trajnues z. Agron Uka, Prokuror në Prokurorin Themelore në Gjilan.

Temat të cilat po trajtohen në kuadër të këtij nën moduli janë: shqyrtimi i detyrueshëm i lëndës së hetimit, faktorët e paraqitjes së krimit ndërkufitar, krizat dhe depresionet ekonomike dhe rrethanat shoqërore politike dhe mjetet e informimit publik.

Trajnim është duke u realizuar i shoqëruar përmes shembujve nga praktika gjyqësore dhe bashkëbisedim ndërmjet trajnuesit dhe prokurorëve të sapo emëruar.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

Prapa