09-07-2020

Falimentimi

Falimentimi

Më 09-10 korrik 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me projektin IFC/Grupi i Bankës Botërore ka organizuar trajnimin, me temë “ Falimentimi”.

Trajnues të angazhuar për ketë trajnim janë: z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Andres Federico Martinez, Ekspert Senior i Insolvences, IFC/Grupi i Bankes Boterore, Zyra ne Washington DC, Sergio Ariel Mura, Ekspert i Insolvences, IFC/Grupi i Bankes Boterore, Zyra ne Washington DC, Ardi Shita, Ekspert në Drejtësinë Komerciale/ Konsulent I IFC/Grupi I Bankës Botërore.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e ekspertizës profesionale te gjyqtareve në këtë fushë me qëllim të krijimit të praktikës gjyqësore në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe përvojat e praktikat më të mira  të shteteve në rajon  me qëllim të zbatimit te  instrumenteve ndërkombëtare që rregullojnë këtë fushë.

Në fokus të trajnimit ishin: Parimet e bankës botërore dhe standardet ndërkombëtare.

Gjatë këtij trajnimi janë duke u elaboruar: Kënvështrimi i përgjithshëm i Ligjit të falimentimit në Kosovë, COVID-19  dhe falimentimi,  shpëtimi i firmave të vlefshme, roli i gjykatës në Ligjin e falimentimit në Kosovë si dhe   roli i administratorit në Ligjin e Falimentimit në Kosovë.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësor.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtar nga niveli Themelor nga të gjitha regjionet, prokuror nga niveli themelor si dhe pjesëmarrës nga stafi administrativ nga gjykatat.

Prapa