28-07-2020

Program i Specializuar Trajnimi “ Krimi kibernetik, provat elektronike-sesioni II”

Program i Specializuar Trajnimi                                      “ Krimi kibernetik, provat elektronike-sesioni II”

Më 28-29 Korrik 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “ Program i Specializuar Trajnimi- Krimi kibernetik, provat elektronike - sesioni II”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Ikramije Bojaxhiu- Prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë si dhe z. Fadil Abdyli- Shef i Sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, rreth formave të krimit kibernetik ,veprave penale që janë të ndërlidhura me krimin kibernetik si dhe legjislacionin vendor.

Në fokus të këtij sesioni trajnues ishin trajtimi i krimit kibernetik si vepër penale në legjislacionin vendor dhe provat elektronike, procedura dhe legjislacioni.

Gjatë trajnimit janë duke u elaboruar edhe luftimi i kësaj dukurie, identifikimi i të dyshuarve,hetimet financiare si dhe bashkëpunimi ndër-institucional dhe ndërkombëtar .

Gjatë trajnimit do të përdoren metoda interaktive, simulime të rasteve, punë në grupe për raste nga praktika si dhe pyetje e diskutime për temat e përfshira në ketë trajnim.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët nga niveli i Apelit dhe themelorë, prokurorë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorë nga niveli themelor.

Prapa