09-09-2020

Arbitrazhi

Arbitrazhi

Më 09-10 Shtator 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me Programin e USAID’it – Drejtësia Komerciale implementuar nga CHECCHI and COMPANY janë duke realizuar trajnimin me temë“Arbitrazhi”.

Trajnues të angazhuar për ketë trajnim janë: z.  Mahir Tutuli, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit, dhe znj. Njomza Zejnullahu, Arbiter.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me arbitrazhin.

Në fokus të trajnimit ishin: Inicimi i procedurës së arbitrazhit dhe kompetencat e gjykatës; Kontestet që mund të jenë objekt i arbitrazhit; Klauzola e marrëveshjes së arbitrazhit, Procedura e arbitrazhit, të drejtat dhe detyrimet e palëve në procedurë; Ligji Kosovar për njohjen e vendimeve të arbitrazhit

Gjatë trajnimit janë duke u elaboruar edhe: Inicimi i procedurës së njohjes; Praktikat e njohjes së vendimeve të arbitrazhit; Procedurat e parapara në Konventën e New York për zbatimin e vendimeve të huaja të arbitrazhit; Njohja dhe zbatimi i vendimeve të huaja të arbitrazhit në Kosovë; Mjetet juridike të aplikueshme.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësor.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe gjykatave themelore si dhe  Bashkëpunëtorë profesional.

Prapa