15-09-2020

Personat Juridik ne procedurën e kundërvajtjes

Personat Juridik ne procedurën e kundërvajtjes

Më 15  Shtator 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Personat Juridik në procedurën e kundërvajtjes”.

Trajnues të angazhuar për ketë trajnim ishte znj.  Biljana Rexhiq, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit,

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me përkufizimin e  subjekteve afariste si persona juridik dhe personin përgjegjës te personit juridik si dhe  zbatimin e dispozitave ligjore ne përcaktimin e përgjegjësisë se personit juridik, personit përgjegjës ne personin juridik, dhe personit fizik.

Në fokus të trajnimit ishin: Mënyrat e zhvillimit te procedurës për kundërvajtje ndaj subjektit   afarist qe ka cilësinë  e personit juridik dhe ndaj personit përgjegjës juridik.

Gjatë trajnimit janë duke u elaboruar edhe: Përgjegjësia e personit juridik dhe përgjegjësia e personit përgjegjës të personit juridik, subjektet afariste si biznese individual edhe zhvillimi i procedurës ligjore ndaj tyre si dhe përgjegjësia e personit përgjegjës.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësor.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtar nga Nivelit Themelor- Divizioni për kundërvajtje   nga te gjitha Regjionet e Kosovës.

Prapa