Menaxhimi i punës në administratën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial
Më 30 Shtator 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë“Menaxhimi i punës në administratën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial”.
Trajnues të angazhuar për ketë trajnim ishtin: z. Lavdim Krasniqi, drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe z. Shkelzen Maliqi, drejtor i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me menaxhimin, udhëheqjen, planifikimin dhe vendimmarrjen.
Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: Administratorët dhe ndihmës administratorët gjykatave dhe administratorët e prokurorive.