15-10-2020

Ceremonia e certifikimit të prokurorëve për trajnimin Hartimi i Avansuar i Aktakuzave

Ceremonia e certifikimit të prokurorëve për trajnimin Hartimi i Avansuar i Aktakuzave

Sot më dt. 15 Tetor 2020, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me OSCE, ka bërë certifikimin e 14 prokurorëve të cilët kanë përfunduar me sukses Trajnimin për Trajnues me temë: “Hartimi i Avansuar i Aktakuzave” të zhvilluar nga dt. 31 Gusht 2020 deri më 04 Shtator 2020.

Gjatë ceremonisë Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu, falënderoj projektin e OSCE për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Akademisë, si dhe vlerësoj lartë kontributin e trajnuesve vendor dhe ndërkombëtar në zhvillimin e trajnimit.

U vlerësua se objektivat e trajnimit janë përmbushur duke bërë që prokurorët të cilët shërbejnë si trajnues në Akademi, kanë marrë njohuri shtesë rreth aktakuzave në përgjithësi, elementeve esenciale të aktakuzave, artin e të shkruarit, rolin dhe përgjegjësit e trajnuesit, parimet e të mësuarit etj.

E tërë ceremonia u zhvillua duke i respektuar masat e sigurisë të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Prapa