18-11-2020

Hetimet në Internet në rastet e trafikimit me njerëz dhe çështjet që ndërlidhem me format e shfrytëzimit të fëmijëve

Hetimet në Internet në rastet e trafikimit me njerëz dhe çështjet që ndërlidhem me format e shfrytëzimit të fëmijëve

Më 18 nëntor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Drejtësisë/OPDAT, është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Sesioni 3 – “Hetimet në Internet në rastet e trafikimit me njerëz dhe çështjet që ndërlidhem me format e shfrytëzimit të fëmijëve ”.

 

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: Joshua Pirtle (El Paso), FBI.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfituesve tjerë lidhur me mediat sociale për të mbështetur deklaratat e viktimave të fëmijëve, intervistimi forenzik i fëmijëve adoleshentëve.

Gjithashtu po diskutohet edhe rreth Protokollit të ntervistimit të FBI (CAFI), punët e fshehta në internet, sfidat e sigurimit të bisedave dhe informacioneve etj.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë, prokurorë, polic dhe avokat.

Prapa