16-12-2020

Punëtori – Angazhimi i fëmijëve në forma të rënda të punës dhe punë të detyruara

Punëtori – Angazhimi i fëmijëve në forma të rënda të punës dhe punë të detyruara

Sot më 15 Dhjetor 2020, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), organizoi Punëtorinë e dytë me radhë, me temë: “Angazhimi i fëmijëve në forma të rënda të punës dhe punë të detyruara”.

Qëllimi i Punëtorisë ishte nxjerrja e rekomandimeve përfundimtare rreth kësaj teme, si dhe validimi i materialit të përgatirur nga profesori universitar Prof. Dr. Bedri Bahtiri.

Gjatë punëtorisë u diskutuan edhe çështje praktike nga rastet në Gjykata dhe Prokurori, çështjet të cilat janë primare për t’u trajtuar në modulin trajnues, mënyra e trajtimit të rasteve, kornizën ligjore në Kosovë etj.

Përfitues të kësaj Punëtorie ishin Gjyqtarët dhe Prokurorët nga Departamenti për të Mitur.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, dhe rekomandimeve të IKSHP-së, punëtoria u zhvillua në mënyrë virtuale përmes platformës ZOOM.

Prapa