18-02-2021

Procedurat gjyqësore në rastet e shpronësimit

Procedurat gjyqësore në rastet e shpronësimit

Më 18  shkurt  2021 Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin   përmes platformës Zoom me temë “Procedurat gjyqësore në rastet e shpronësimit ”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Erdogan Haxhibeqiri  dhe z. Fejzullah Rexhepi, gjyqtar  në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve si të analizojë dhe zbërthejë procedurën e shpronësimit, të identifikoj kushtet paraprake për shpronësim dhe kriteret të cilat zbatohen për shpronësim.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Themelore, departamenti civil, nga të gjitha Regjionet e Kosovës.

Prapa