07-04-2021

Nën moduli - Procedura Kontestimore - pjesa e parë, sesioni i tetë - tema “Llojet e aktgjykimit sipas LPK-së”

Nën moduli - Procedura Kontestimore - pjesa e parë, sesioni i tetë - tema “Llojet e aktgjykimit sipas LPK-së”

Me 07 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e dytë” me trajnues  z. Fejzullah Rexhepi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të nën modulit: “Procedura kontestimore-pjesa e pare” janë duke u trajtuar nën temat: aktgjykimi i pjesshëm, ai në bazë të pohimit, aktgjykimi nga heqja dorë nga kërkesë padia dhe për shkak të pandëgjeshmërisë dhe nxjerrja e aktgjykimit pa caktuar seancë gjyqësore sipas dispozitave sipas nenit 399 të LPK-së

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike, dhe me anë të bashkëbisedimit.

Trajnimi po realizohet  online përmes platëformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Prapa