07-04-2021

Kodi Civil dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve

Kodi Civil dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve

Më 07 prill  2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e BE-së Mbështetje e Kodit Civil Faza 2,  në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, janë duke realizuar tryezën përmes platformës Zoom me temë “ Kodi Civil dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve”.

Trajnues të angazhuar në këtë tryezë janë:  znj. Kerstin Niethammer  -  Udhëheqësja  e Projektit

Kodi Civil dhe standardet ndërkombëtare dhe evropiane për mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijëve dhe z. Haxhi Gashi  - Eksperti Kyç i Projektit Risitë në Kodin Civil në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Risitë në Kodin Civil në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Metodologjia e tryezës  është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të kësaj  tryeze janë: Gjyqtarë, avokat, noter, përfaqësues nga UNCIEF, përfaqësues nga organizata  Save dhe Children, përfaqësues nga Ministria e punëve dhe mirëqenies sociale, përfaqësues nga Koalicioni i OJQ- ve për te drejtat e njeriut.

Prapa