08-04-2021

Prezantimi i Manualit mbi Ndalimin e Keqtrajtimit dhe Luftimin e Mosndëshkimit

Prezantimi i Manualit mbi Ndalimin e Keqtrajtimit dhe Luftimin e Mosndëshkimit

Sot më 08 Prill 2021, Akademia e Drejtësisë, në vazhdën e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës rreth forcimit të institucioneve në Kosovë në luftën kundër kundër torturës, keqtrajtimit dhe trajtimit tjetër denigrues, ka prezantuar manualin e përgatitur mbi Ndalimin e Keqtrajtimit dhe Luftimin e Mosndëshkimit. Ky manual përveç që do ju shërbejë gjyqtarëve dhe prokurorëve në punën e tyre të përditshme, gjithashtu do të shërbejë edhe si material didaktik për Trajnuesit e angazhuar në këtë fushë.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i manualit dhe koordinimi i mëtutjeshëm i aktiviteteve të përbashkëta mes Akademisë dhe KE-së. Gjatë takimit u shpreh nevoja e ngritjes së kapaciteteve profesionale në këtë fushë, si një temë e re dhe e pa trajtuar mjaftueshëm, si dhe përgatitja e një kuadri të profesionalizuar dhe kualifikuar të trajnerëve.

Akademia e Drejtësisë dhe KE u dakorduan që të vazhdohet bashkëpunimi i mëtutjeshëm dhe të bëhen përgatitjet e duhura që fillimisht të bëhet organizimi i një (1) Trajnimi për Trajnues në gjysmën e dytë të muajit Qershor 2021.

Pjesëmarrës në takim ishin:

znj. Melihate Rama – Udhëheqëse e Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme në AD;

znj. Elena Jovanovska-Brezoska – Koordinatore e Programit (divizioni kombëtar i zbatimit të të drejtave të njeriut;

znj. Ivana Roagna – Eksperte Ligjore nga KE;

z. Alban Muriqi – Ekspert vendor dhe,

z. Ljubisa Bascarevic -  Zyrtarë i lartë i Projektit “Forcimii  institucioneve në Kosovë në luftën kundër kundër torturës, keqtrajtimit dhe trajtimit tjetër denigrues.

Prapa