08-04-2021

Nën moduli - Procedura Kontestimore - pjesa e parë, sesioni i nëntë - tema “ Mjetet e rregullta të goditjes ”

Nën moduli - Procedura Kontestimore - pjesa e parë, sesioni i nëntë - tema “ Mjetet e rregullta të goditjes ”

Më 08 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë” me trajnues  z. Fejzullah Rexhepi gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Ankesa kundër aktgjykimit, interesi juridik për goditjen e vendimit, efektet e ankesës, veprimi i gjykatës së shkallës së parë kur ankesa është e rregullt, prishja e aktgjykimit të gjykatës themelore dhe hedhja poshtë e padisë dhe mënyra e vendosjes nga gjykata e shkallës së dytë për ankesat kundër aktvendimeve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike, dhe me anë të bashkëbisedimit.

Trajnimi po realizohet online përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Prapa