29-04-2021

Nën moduli – “Procedura përmbarimore”, sesioni i parë - tema “Fillimi i procedurës së përmbarimit, kompetenca dhe vendimet e organit përmbarues”

Nën moduli – “Procedura përmbarimore”, sesioni i parë - tema “Fillimi i procedurës së përmbarimit, kompetenca dhe vendimet e organit përmbarues”

Më 29 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta e punës” me trajnues  z. Isa Shala, përmbarues.

Në kuadër të sesionit të parë trajnues nga nën moduli “Procedura përmbarimore” janë trajtuar këto tema: Shqyrtimi i propozimit përmbarimor dhe vendimet e organit përmbarues, propozimi dhe fillimi  i  procedurës përmbarimore, urgjenca dhe rendi i veprimit, aktvendimi për përmbarim dhe urdhri për përmbarim, shtyrja e përmbarimit, pezullimi i përmbarimit dhe përfundimi i procedurës përmbarimore.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe e kombinur me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive të virusit Covid 19, po ashtu edhe online, pasi që ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Prapa