30-04-2021

Nën moduli – “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, sesioni i tretë tema -“ Mënyrat e fitimit të drejtës së pronësisë, fitimiderivativ dhe origjiner të drejtës së pronësisë”

Nën moduli – “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, sesioni i tretë tema -“ Mënyrat e fitimit të drejtës së pronësisë, fitimiderivativ dhe origjiner të drejtës së pronësisë”

Më 30 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është  realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta” me trajnues  z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë  trajtuar: Bazat e fitimit të drejtës së pronësisë, mënyra e fitimit të pronësisë, kushtet për fitimin e drejtës së pronësisë dhe bartësit të drejtës së pronësisë.

Metodologjia e trajnimit është  zbatuar me raste praktike duke trajtuar kështu shembuj të ndryshëm nga praktika gjyqësore. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive për virusin Covid -19, po ashtu edhe online pasi që ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Prapa