30-04-2021

Nën moduli – “Procedura përmbarimore”, sesioni i dytë - tema “Bazat juridike për caktimin e përmbarimit”

Nën moduli – “Procedura përmbarimore”, sesioni i dytë - tema “Bazat juridike për caktimin e përmbarimit”

Më 30 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është  realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura përmbarimore” me trajnues  z. Isa Shala, Përmbarues.

Në kuadër të kësaj teme janë trajtuar: Dokumentet e besueshme, përshtatshmëria e dokumentit përmbarimor dhe të besueshëm, si dhe kamatëvonesa.

Metodologjia e trajnimit është  zbatuar me raste praktike si dhe me anë të bashkëbisedimit janë trajtuar edhe shembuj rreth çështjes përkatëse. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive për virusin Covid -19, po ashtu edhe online pasi që ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Prapa