10-06-2021

Nën moduli – Arsyetimi i vendimeve, sesioni i katërt, tema- “Struktura dhe përmbatja e arsyetimit të aktgjykimit”

Nën moduli – Arsyetimi i vendimeve, sesioni i katërt, tema- “Struktura dhe përmbatja e arsyetimit të aktgjykimit”

Më 10 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u  realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve-në lëmine civile” me trajnues z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni  trajnues nga ky nën modul janë duke u trajtuar: udhëzime për shkrimin dhe arsyetimin e aktgjykimit, kërkesat e palëve ( si pjesë e përmbatjes së arsyetimit të aktgjykimit), faktet që i kanë parashtruar dhe provat që i kanë propozuar palët, specifikimi se cilat nga faktet e tilla janë vërtetuar, dhe arsyet përse janë   vërtetuar ato fakte dhe dispozitat e së drejtës materiale të cilat janë zbatuar në nxjerrjen e aktgjykimit.

Metodologjia e trajnimit është  duke u zbatuar me raste praktike si dhe me metodën interaktive, duke avancuar njohuri rreth shkrimit ligjor. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë dhe në formën Online. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Prapa