11-06-2021

Nën moduli – “E drejta trashëgimore”, sesioni i katërt – tema “Kalimi i pasurisë trashëgimore te trashëgimtarët”

Nën moduli – “E drejta trashëgimore”, sesioni i katërt – tema “Kalimi i pasurisë trashëgimore te trashëgimtarët”

Më 11 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese  z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të sesionit të fundit nga nën moduli “E drejta trashëgimore”  janë duke trajtuar këto nën tema: Procedura për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore, parimet e procedurës së shqyrtimit të trashëgimisë, kompetenca vendore, lëndore funksionale dhe ndërkombëtare,dhe përgatitja e seancës trashëgimore.

Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike dhe me anë të metodës interaktive duke shtjelluar çështjet e lartëcekura. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Prapa