15-07-2021

Kuptimi i Industrisë Bankare, Sigurimeve dhe Institucioneve Financiare

Kuptimi i Industrisë Bankare, Sigurimeve dhe Institucioneve Financiare

Më 15 Korrik 2021, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Checchi&Company Consulting Inc., si implementuese e Programit për Drejtësi Komerciale brenda Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka vazhduar zhvillimin e pilot trajnimeve në fushën e së drejtës komerciale, më saktësisht me temën: “Kuptimi i Industrisë Bankare, Sigurimeve dhe Institucioneve Financiare”

Ky trajnim vije si vazhdimësi e procesit të rekrutimit të Trajnuesve në fushën Komerciale, dhe përmbushjes së planprogramit dhe pilot trajnimeve të parapara.

Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri më të shumta rreth sistemit bankar në Kosovë, rregullativës ligjore, rolit të Bankës Qendrore në Kosovë, qeverisja koorporative, procesi i licencimit të një banke etj.

Gjithashtu do të diskutohen edhe temat rreth kontratës së kredisë dhe specifikave të saj, fondi i sigurimeve të depozitave, llojet e sigurimeve, licencimi i një kompanie të sigurimit, licencimi i një institucioni mikro financiar etj.

Edhe kësaj radhe trajnimi është duke u zhvilluar në mënyrë hibride me pjesëmarrës në sallë dhe në zoom, gjithmonë duke i respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e departamentit Ekonomik, Gjyqtarët e departamentit të përgjithshëm-divizioni civil, bashkëpunëtorët e tyre profesional si dhe zyrtarë të institucioneve bankare dhe të sigurimeve.

Prapa