03-09-2021

Forumi i 8-të Rajonal Vjetor i Sundimit të Ligjit në Evropën Juglindore me temën: “Pavarësia dhe Paanshmëria e Gjyqësorit”

Forumi i 8-të Rajonal Vjetor i Sundimit të Ligjit në Evropën Juglindore me temën: “Pavarësia dhe Paanshmëria e Gjyqësorit”

Më 3 dhe 4 shtator 2021, Qendra AIRE dhe Mbrojtësit e të Drejtave Civile kanë organizuar Forumin e Tetë Rajonal të Shtetit të së Drejtës për Evropën Juglindore.

Forumi është duke u mbajtur nga një konferencë qendrore në Dubrovnik në të cilin po marrin pjesë Kryetari i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, gjyqtarë dhe ish-gjyqtarë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe ish-Drejtori dhe Sekretari i Komisionit të Venedikut të Këshillit të Evropës. Përfaqësuesit nga tërë rajoni do të takohen në qendrat kombëtare të punës në Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë, Shkup, Tiranë, Zagreb dhe Beograd dhe do të jenë nga radhët e kryetarëve dhe gjyqtarëve të Gjykatave Supreme dhe Kushtetuese, Ombudspersona, agjentë të qeverive para Gjykatës së Strasburgut, përfaqësues të qendrave dhe Akademive Juridike, të OJQ-ve, si dhe ekspertë të mirënjohur të ligjit nga tërë rajoni.

Ky Forum është ngjarje interaktive, dhe pjesëmarrësit nga tërë rajoni do të kenë mundësinë për t’u lidhur dhe për të komunikuar me konferencën qendrore dhe me njëri-tjetrin përmes videolidhjes së drejtpërdrejtë (live).

Akademia e Drejtësisë po merr pjesë përmes Drejtorit Ekzekutiv të këtij institucioni.

Forumi mbështetet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Suedisë, Fondacioni Konrad Adenauer, dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës.

Tema e Forumit këtë vit është “Pavarësia dhe Paanshmëria e Gjyqësorit”. Të kuptuarit dhe të zbatuarit e kritereve për të drejtën për seancë dëgjimore nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e ngritur me ligj sipas nenit 6 të KEDNj-së janë dy aspekte thelbësore të përpjekjeve për fuqizimin e shtetit të së drejtës në Ballkanin Perëndimor.

Në panelin e diskutimeve në fjalimin kryesor është paraqitur nga gjyqtari Robert Spano, Kryetar i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Forumi do të vazhdoje punimet me diskutime të ndryshme nga gjyqtaret e kësaj gjykate dhe përfaqësuesit e vendeve të rajonit.

Prapa