28-09-2021

Nën moduli: Kodi Penal-Pjesa e veçantë – “Veprat penale- Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sesioni i shtatë

Nën moduli: Kodi Penal-Pjesa e veçantë – “Veprat penale- Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sesioni i shtatë

Më 28 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e veçantë ” me trajnues z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues, janë  trajtuar nën temat: mashtrimi, zjarrëvënia, mashtrimi me subvencion, keqpërdorimi i sigurimi, detyrimi dhe shantazhi.

Metodologjia e trajnimit është   zbatuar me diskutime dhe raste praktike, përmes metodës interaktive. Me qëllim të respektim të vendimeve të qeverisë për mbrojtje dhe parandalimin e përhapjes së virusi COVID-19, trajnimi është  realizuar në mënyrë të kombinuar, të ndarë në dy grupe, njëri grup e ka  ndjekur trajnimin në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë dhe grupi tjetër online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Prapa