13-10-2021

Nën moduli – Masat e fshehta teknike të hetimit dhe të vëzhgimit, sesioni i parë, tema - “ Masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit në procedurën penale”

Nën moduli – Masat e fshehta teknike të hetimit dhe të vëzhgimit, sesioni i parë, tema - “ Masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit në procedurën penale”

Më 13 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i Procedurës Penale-Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit ” me trajnues z. Avni Mehmeti, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në kuadër të sesionit të parë temat që po trajtohen janë: Parimet themelore, parimet për lëshimin e masave të fshehta dhe aktet ndërkombëtare lidhur me privatësinë e jetës. Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Prapa