13-10-2021

Nën moduli – Kodi i Procedurës Penale-Roli i gjyqtarit në procedurën para penale, sesioni i dytë, tema - “ Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake në caktimin dhe vazhdimin e masave për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale”

Më 13 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i Procedurës Penale-Roli i gjyqtarit në procedurën para penale ” me trajnues z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Kompetenca e gjyqtarit të procedurës paraprake, vendimet për ngrirjen dhe sekuestrim të përkohshëm të aseteve dhe kompetencat dhe roli i gjyqtarit të procedura paraprake. Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Prapa