14-10-2021

Nën moduli – Masat e fshehta teknike të hetimit dhe të vëzhgimit, tema - “Masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës”, sesioni i dytë,

Nën moduli – Masat e fshehta teknike të hetimit dhe të vëzhgimit, tema - “Masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës”, sesioni i dytë,

Më 14 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit” me trajnues z. Avni Mehmeti, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në kuadër të sesionit të parë temat që po trajtohen janë: Llojet e masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit dhe kuptimi i tyre, vëzhgimi i fshehtë fotografik ose me video, monitorimi i fshehtë i bisedave, kontrolluar i dërgesave postare, përgjimi i komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik, shfrytëzimi i mjeteve për përcjellje të vendodhjes, blerja e simuluar e ndonjë sendi, dhe hetimi i fshehet dhe zbulim i të dhënave financiare.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Prapa