23-11-2021

Nën moduli – Udhëzuesi për politik ndëshkimore – “Rrethanat për zbutjen e dënimit” sesioni i tretë

Nën moduli – Udhëzuesi për politik ndëshkimore – “Rrethanat për zbutjen e dënimit” sesioni i tretë

Më 23 nëntor  2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Udhëzuesi për politik ndëshkimore” me trajnues z. Burim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën Apelit.

Gjatë realizimit të sesionit janë duke u trajtuar rrethanat për zbutjen e dënimit, zbatimi i udhëzuesit në praktikë, pesha dhe rëndësia e brendshme e rrethanës dhe rëndësia e rrethanës karshi qëllimit të dënimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar kështu të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Prapa