24-11-2021

Nën moduli – Kodi Penal- pjesa e veçante, sesioni i trembëdhjetë, tema - “ Korrupsioni ”

Nën moduli – Kodi Penal- pjesa e veçante, sesioni i trembëdhjetë, tema - “ Korrupsioni ”

Më 24 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi Penal- pjesa e veçante ” me z. Afrim Shala, U.d. Kryetarit të Gjykatës së Apelit.

Në këtë sesion të fundit po trajtohen këto nën tema: Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrja e ryshfetit, nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore dhe raportimi i rremë i pasurisë i të ardhurave dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Prapa