24-11-2021

Nën moduli – Udhëzuesi i politikave ndëshkimore, sesioni i katërt, tema - “ Udhëzuesi specifik për caktimin e dënimit me gjobë ”

Nën moduli – Udhëzuesi i politikave ndëshkimore, sesioni i katërt, tema - “ Udhëzuesi specifik për caktimin e dënimit me gjobë ”

Më 24 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Udhëzuesi i politikave ndëshkimore ” me z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në këtë sesion po trajtohen këto nën tema: Parimet për caktimin e dënimit, kategorizimi i gjobës dhe dënimi i shkaktuar, rrethanat tjera që ndikojnë në dënimin me gjobë dhe zbatimi i dispozitave për dënimin me gjobë për veprat penale të inkriminuar në ligje të veçantë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Prapa