25-11-2021

Nën moduli – Kodi i drejtësisë për të mitur – “Hyrje në Kodin e Drejtësisë për të Mitur -Parimet udhëzuese, përkufizimet, masat dhe dënimet ndaj të miturve dhe zgjedhja e tyre” sesioni i parë

Nën moduli – Kodi i drejtësisë për të mitur – “Hyrje në Kodin e Drejtësisë për të Mitur -Parimet udhëzuese, përkufizimet, masat dhe dënimet ndaj të miturve dhe zgjedhja e tyre” sesioni i parë

Më 25 nëntor  2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i drejtësisë për të mitur” me trajnuese znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme.

Gjatë realizimit të sesionit janë duke u trajtuar parimet udhëzuese, përkufizimet që përdoren në KDM, masat dhe dënimet e zbatueshme ndaj të miturve, zgjedhja e masave dhe dënimeve të zbatueshme dhe roli i shërbimit sprovues.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar kështu të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19.Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Prapa