23-06-2022

Tryezë - Praktika gjyqësore e Gjykatës Supreme, Departamenti për çështje administrative të Gjykatës së Apelit dhe Departamentit për çështje administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Tryezë - Praktika gjyqësore e Gjykatës Supreme, Departamenti për çështje administrative të Gjykatës së Apelit dhe Departamentit për çështje administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Më 23-24 Qershor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Tryezën me temë “Tryezë - Praktika gjyqësore e Gjykatës Supreme, Departamenti për çështje administrative të Gjykatës së Apelit dhe Departamentit për çështje administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë”.

Panelistë të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme, z. Nebojsa Boricic, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Ragip Namani, gjyqtar në Gjykatën Supreme, znj. Delushë Halimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit, znj. Luljeta Maxhuni, gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë; z. Ramush Bardiqi, gjyqtar në Gjykatën Themelore Prishtinë dhe  z. Islam Sllamniku, trajnues gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi kryesor i tryezës së diskutimeve është shqyrtimi i çështjeve aktuale që po paraqiten në lidhje me konfliktet administrative.

Gjithashtu kjo tryezë ka për synim trajtimin e çështjeve aktuale nga praktika gjyqësore dhe harmonizimin dhe unifikimin e mendimeve që ka të bëj me çështje administrative si dhe zbatimin e drejtë të procedurave në konfliktin administrativ në mes të gjyqtarëve të departamentit administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë, departamentit administrativ të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme të Kosovës.

Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të kësaj Tryezës janë: Gjyqtarët e departamentit administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjyqtarët e departamentit administrativ të Gjykatës së Apelit, gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës dhe bashkëpuntorë profesional.

Prapa