05-08-2022

Nën moduli- Rregullat e komunikimit, tema: Rregullat e mbrendshme të komunikimit

Nën moduli- Rregullat e komunikimit, tema: Rregullat e mbrendshme të komunikimit

Më 05 gusht 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Rregullat e komunikimit”, në mbështetje të trajnuesit Prof, Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Në kuadër të këtij nën moduli dhe temës së lartë cekur po trajtohen: rregullat, karakteristikat dhe specifikat e komunikimit të brendshëm si një predispozitë për një performancë të suksesshme për të realizuar misionin dhe përmbushur detyrat e gjyqtarit dhe konfliktet.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre janë 3 të komunitetit serb.

Prapa