22-09-2022

Nën moduli: Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës, tema: Vlerësimi i Performancës së gjyqtarëve

Nën moduli: Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës, tema: Vlerësimi i Performancës së gjyqtarëve

Më 22 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar sesionin e tretë trajnues  nga nën moduli “Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: vlerësimi i performances së gjyqtarëve, synimi dhe objektivat, legjislacioni i zbatueshëm lidhur me vlerësimin e performances së gjyqtarëve, rregullat bazë për vlerësimin e performances së gjyqtarëve, treguesit matës të kritereve për vlerësim të performances, vlerësimi i performances së gjyqtarëve me mandat fillestar dhe lerësimi i performances së gjyqtarëve me mandat të përherhsëm.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Prapa