22-09-2022

Trajnim për qasje në drejtësi për grupet e cenueshme - penale

Trajnim për qasje në drejtësi për grupet e cenueshme - penale

Më 22 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Bashkimi Evropian – EUKOJUST, organizojnë  trajnimin me temë  “Trajnim për qasje në drejtësi për grupet e cenueshme - penale ”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë znj. Shpresa Emra, Kryetare e Gjykatës Themelore ne Prizren dhe z. Rafet Haxhaj, gjyqtar ne Gjykaten e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të kuptojnë më tepër sa i përket ligjeve ndërkombëtar dhe rajonal për të drejtat e njeriut dhe mekanizmat për gjuhën e urrejtjes, bazuar në identitetin gjinor dhe orientimin seksual.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Pjesëmarrës në këtë trajnim janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelore dhe bashkëpunëtor profesional.

Prapa