10-05-2022

Pjesa e përgjithshme dhe e posaçme e së drejtës Penale

Pjesa e përgjithshme dhe e posaçme e së drejtës Penale

Sot, më 10 maj 2022, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme për Bashkëpunëtorët profesional të Gjykatave dhe Prokurorive është duke e realizuar trajnimin me temë: “Pjesa e përgjithshme dhe e posaçme e së drejtës Penale”.

Trajnimi është duke u zhvilluar në bashkëpunim me UNDP, si një nga mbështetësit kryesor të AD-së për realizimin e trajnimeve për bashkëpunëtorët profesional.

Trajnimi është i ndarë në 3 ditë trajnimi, ku ditën e I-rë do të trajtohen çështjet e parimeve të përgjithshme të së drejtës penale, pastaj vlerësimet lidhur me zbatimin e ligjit më të  favorshëm, Vepra Penale, Elementet e Veprës Penale, Mënyrat e Kryerjes, Koha e Kryerjes dhe Vendi i Kryerjes se Veprës Penale.

Gjithashtu do të diskutohen edhe shkaqet e përjashtimit të kundërligjshmërisë, pjesa e posaçme e së drejtës penale, cilësia e kryerësve, politika ndëshkimore për veprat penale të korrupsionit etj.

Trajnues të këtij trajnimi do të jenë: Gjyqtarët nga Gjykata e Apelit z. Burim Ademi dhe Afrim Shala, Prokurori nga Prokuroria Speciale z. Shkelzen Ibrahimi, Prokurori nga Prokuroria Themelore Mitrovicë z. Shpëtim Peci, Prokurori nga Prokuroria Themelore Prishtinë z. Armend Hamiti.

Përfitues të trajnimit janë Bashkëpunëtorët profesional nga Gjykatat dhe Prokuroritë nga tërë regjioni i Kosovës.

Prapa