25-01-2023

Nën moduli – Procedura jonktestimore – sesioni i katërt: Hartimi i vendimit ne procedurën jokontestimore, dhe mjetet juridike

Nën moduli – Procedura jonktestimore – sesioni i katërt: Hartimi i vendimit ne procedurën jokontestimore, dhe mjetet juridike

Më 25 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura jokontestimore”, në mbështetje të trajnueses znj. Drita Rexhaj, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: format e vendimeve, mjetet e rregullta juridike (Ankesa), mjetet e jashtëzakonshme të goditjes, revizioni, përsëritja e procedurës, faktet kontestuese lidhur me çështjen paraprake dhe zgjidhja e çështjes paraprake.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Prapa