Nën moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i katërt - Veprat penale kundër martesës dhe familjes, veprat penale kundër shëndetit publik dhe veprat penale të narkotikëve
Më 18 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë” me trajnues z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special.
Në kuadër të sesioni janë duke u trajtuar: veprat penale kundër martesës dhe familjes, veprat penale kundër shëndetit publik dhe veprat penale të narkotikëve.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.