Nën moduli: Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, sesioni i parë: Aktet ndërkombëtare për lidhur me privatësinë e jetës së individit
Më 19 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Avni Mehmeti, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Parimet themelore dhe Aktet ndërkombëtare për lidhur me privatësinë e jetës së individit, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (DUDNJ) dhe Pakti Ndërkombëtarë për të Drejtat Civile dhe Politike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.