Bashkëpunime

Koordinimi dhe bashkëpunimi në fushën e trajnimeve me institucionet vendore dhe ndërkombëtare

Në përmbushje të misionit, IGJK është i përkushtuar që të punojë së bashku me institucionet dhe organizatat vendore si dhe partnerët ndërkombëtarë të cilët ndajnë objektiva të njëjta. 

Duke marrë parasysh nevojat në rritje për profesionistë dhe ndryshimet e vazhdueshme në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, IGJK ka ndërtuar një partneritet efektiv dhe të qëndrueshëm me institucione vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë dhe jashtë sajë.

Bashkëpunimi me partnerë vendor dhe ndërkombëtar është shprehur përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të shumta bilaterale dhe multilaterale, pjesëmarrjes aktive në nismat rajonale me qëllim të shkëmbimit të pervojave dhe realizimit të aktiviteteve në fushat e interesit të përbashkët. Pjesë e këtij bashkëpunimi janë edhe organizimi i programeve praktike brenda dhe jashtë vendit për përfituesit e IGJK-së.

Mbështetja nga donatorët 

Mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë ka ndihmuar ngritjen e kapaciteteve të IGJK-së dhe ka ofruar mundësitë për një vetë-qëndrueshmëri në disa programe, përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira. Trajnimet dhe programet praktike për menagjmentin dhe stafin dhe trajnuesit, ka ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e kapaciteteve udhëheqëse dhe organizative, pa lënë anash zhvillimin e metodologjisë trajnuese dhe infrastrukturën teknike. Gjithashtu një pjesë e mbështetjes ishte fokusuar drejtpërdrejtë në trajnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe kandidatëve për këto funksione. Ndërsa pritjet për vazhdim të kësaj mbështetjeje janë premtuese të paktën edhe për një periudhë afatshkurtër.

Prapa