E-learning

Falë zhvillimeve të teknologjisë dhe rritjes në masë të përdorimit të kompjuterit dhe mjeteve të tjera elektronike, janë përhapur dhe forma të reja të edukimit në vazhdim, të ndryshme nga ato tradicionale.

Mësimi në distancë (e-learning) është të mësuarit interaktiv nga distanca duke shfrytëzuar teknologjinë elektronike online, jashtë një salle trajnimi tradicionale.

Akademia e Drejtësisë ka zhvilluar një platformë të mësimit në distancë e cila do të përmbushë të gjitha kërkesat për trajnime. Përparësitë e këtij mësimi është ruajtja/kursimi i buxhetit të Akademisë, ulja e shpenzimeve që krijojnë pjesëmarrësit, kursimi i kohës dhe cilësia e lartë e trajnimeve. Mësimi në distancë realizohet përmes kurseve trajnues të vilat përmbajnë module trajnues, incizimeve audio dhe videove.

Platforma e mësimit në distancë do të jetë në dispozicion të përfituesve të Akademisë së Drejtësisë për një kohë të gjatë, me synim rritjen e njohurive dhe zhvillimin profesional të të gjitha kategorive përfituese të Akademisë, si dhe rritjen e efikasitetit të trajnimeve

Përfitues të trajnimeve në platformën e mësimit në distancë janë: gjyqtarët, prokurorët e shtetit, gjyqtarët dhe prokuroret e shtetit të sapo emëruar si dhe stafi administrative i gjykatave dhe prokurorive. Kjo platformë përfituesve të saj do të ju mundësojndjekjen e kurseve trajnues, por duke ia përshtatur kohën e mësimit agjendës së tyre.

Linku per qasje

Përmbajtja

Në kuadër të platformë së mësimit në distancë/ e-learning, gjatë vitit 2018 do të organizohen këto kurse trajnues:

  • Anglishtja ligjore;
  • Drejtësia për fëmijë;
  • Fazat e aktakuzës dhe deklarimit për fajësinë;
  • Kundërkorruspioni;
  • Menaxhimi dhe udhëheqësia e gjykatave;
  • Menaxhim i stresit;
  • Teknologjia Informative;
  • Kontabiliteti për gjyqtarë në rastet e falimentimit:
  • Ndërmjetësimi në aspektin penal dhe civil;

Modulet që do të zhvillohen në platformën e mësimit në distancë gjatë 2018:

  • Zhvillimi i shkathtësive gjyqësore;
  • Prokurimi Publik;
  • Shkathësitë e komunikimit social;
  • Kodi i Etikes dhe sjelljes profesionale;
  • Komunikimi;
  • Krimi kibernetik;
  • E Drejta e Autorit;

 

Prapa