16-09-2020

Shtator 2020 - Risitë në kalendarin e aktiviteteve të EJTN

Shtator 2020 - Risitë në kalendarin e aktiviteteve të EJTN

Të nderuar gjyqtarë dhe prokurorë,

Ky është një njoftim lidhur me seminarin HFR/2020/07 lidhur me Shërbimet e Pavarura të Prokurorisë dhe roli i tyre qenësor në sundimin e Ligjit, i cili është transformuar në aktivitet që do të mbahet online i paraparë të mbahet në datat e njëjta: 29-30 Tetor 2020.

Pos kësaj, afati i aplikimin është zgjatur. Duke e pasë parasysh që ka edhe me tutje vende të hapura për pjesëmarrje, ju lusim që të na informoni nëse jeni të interesuar dhe Akademia e Drejtësisë do t’ju nominojë (audienca e synuar për këtë aktivitet janë prokurorët – dhe ne do t’i ngarkojmë të dhënat e juaja në platformën OSP), jo më vonë se me 01 Tetor 2020.

Draft agjenda do të ngarkohet me kohë në uebfaqen e seminarit.

E mirëpresim përgjigjen tuaj dhe mbetemi në dispozicion në rast se keni nevojë për informata shtesë.

Ju falënderojmë paraprakisht.

Me respekt,

Aurora Balaj

aurora.balaj@rks-gov.net

+383 44 159 013

Prapa