16-09-2020

Njoftim nga EJTN lidhur me Programin e Shkëmbimit AIAKOS 2020

Njoftim nga EJTN lidhur me Programin e Shkëmbimit AIAKOS 2020

Për shkak të situatës së paparashikueshme dhe pamundësisë për organizimin e shkëmbimeve të drejt për drejta, është formuar një grup ad-hoc i cili në qershor është mbledhur për të diskutuar përshtatshmërinë e shndërrimit të AIAKOS 2020 në aktivitete online. Me 4 Shtator 2020, ky grup u pajtua me vendimin që programi AIAKOS të organizohet tërësisht online për vitin 2020.

Në kuadër të hapave të mëtutjeshëm, institucionet nikoqire gjatë muajit Shtator do të diskutojnë dhe arrijnë pajtim lidhur me çështjet dhe opsionet e programit. Gjatë kësaj jave, pjesëmarrësit do të njoftohen lidhur me vendimin për organizimin e programit online dhe do t’ju dërgohen informatat tjera lidhur me programin dhe hollësitë teknike nga institucionet nikoqire, si dhe për regjistrimin online nga EJTN para se të mbahet java e programit të shkëmbimit.

Aktualisht, alokimi i pjesëmarrësve në institucionet nikoqire mbetet sipas planifikimit. Versioni online i programit AIAKOS 2020 po ashtu nënkupton që këtë vit pjesëmarrësit nuk do të kenë ndonjë zotim financiar lidhure me Shkëmbimin e AIAKOS.

Prapa