03-12-2020

Implementimi i Intelegjencës Artificiale në Parandalimin, Hetimin dhe Dënimin e krimit

Implementimi i Intelegjencës Artificiale në Parandalimin, Hetimin dhe Dënimin e krimit

Të nderuar gjyqtarë dhe prokurorë,

Shpresojmë që ky email t’ju gjej mirë. Ne po ju shkruajmë lidhur me aktivitete të reja të trajnimit online.

Kemi kënaqësinë që t’i lancojmë 2 Webinare të EJTN-it në formë të aktiviteteve njëorëshe për 1 temë/ 1 ekspert/ 1 orë, që do të implementohen në kuadër të (1) Drejtësisë Penale dhe (2) të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Fundamentale, me datë 3 Dhjetor – e para dhe me 17 Dhjetor, 2020 – tema e dytë.

Ju mund ti gjeni të bashkëngjitur materialet promovuese të kurseve, ku paraqiten informatat lidhur me temën, ekspertin, datën dhe kohën e secilit prej webinar, si dhe në vijim informata më të hollësishme për secilin kurs, përfshirë dhe përshkrimin dhe linkun ku mund t’i bashkëngjiteni trajnimeve në platformën Microsoft Teams, të cilat ju lusim që ti shpërndani tutje.

Nuk kërkohet aplikim formal, ska proces të përzgjedhjes, dhe nuk ka numër të kufizuar të pjesëmarrjes në webinare nga shtetet e interesuara.

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

  1. Portfolio: Drejtësia Penale

Tema: Implementimi i Intelegjencës Artificiale në Parandalimin, Hetimin dhe Dënimin e krimit

Folës: Dr. Mariana Todorova, Ph.D., Profesoreshë e asocuar në Akademinë Bullgare të Shkencave

Data: 03 Dhjetor 2020, 13h – 14h CET (sipas kohës në Bruksel).

 

Webinari do të përbëhet nga një hyrje e shkurtër dhe një prezantim 30 minutash, i përcjellë nga seanca për pyetje dhe përgjigje.

Përmbajtja: webinari i prezantuar do të mbulojë aspekte shumë interesante të përdormit të intelegjencës artificiale dhe ndikimit të saj në punën e autoriteteve gjyqësore të vendeve Evropiane në procedurat penale.

Folësja, Dr. Mariana Todorova, është një futuriste dhe hulumtuese në fushën e studimeve të ardhshme dhe planifikimit strategjik, autore e librit “Intelegjenca artificiale. Histori e shkurtër e Zhvillimit dhe Aspekteve Etike”. Ajo do t’i prezantojë dallimet mes IA të ngushtë, të përgjithshme dhe super IA dhe do të diskutojë lidhur me aplikimin actual të Intelegjencës artificiale për parandalimin, hetmin dhe dënimin e krimit. Mariana Todorova po ashtu do të përpiqet që ti nxjerrë disa trende të së ardhmes për të bërë një parashikim në këtë fushë dhe do të debatojë për disa aspekte etike të temave.

 

 

KLIKONI NË LINKUN NË VIJIM PËR TU BASHKËNGJITUR NË WEBINAR përmes MS

________________________________________________________________________________

Join Microsoft Teams Meeting

 

Për çdo pyetje lidhur me këtë trajnim ju lutem kontaktoni kolegen Emilie Baur emilie.baur@ejtn.eu

 

Prapa