Lavdim Krasniqi

Lavdim Krasniqi është emëruar Drejtor i Institutit Gjyqësor të Kosovës në dhjetor të vitit 2007. Në këtë funksion, aktivitetet dhe përgjegjësitë kryesore të tij janë administrimi dhe menaxhimi i përgjithshëm i Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe zbatimit i funksioneve të drejtorit, të caktuara me ligj dhe akte nënligjore të Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Para se të emërohet Drejtor, z. Krasniqi ka qenë ushtrues detyre i Drejtorit të Institutit Gjyqësor të Kosovës nga muaji gusht 2006 deri në dhjetor të vitit 2007. Gjithashtu nga tetori 2010 ai është ligjërues i angazhuar në Universitetin e Prizrenit-Fakulteti Juridik, ndërsa nga tetori 2011 është profesor në Kolegjin UBT- Fakulteti Juridik në Prishtinë.

Gjatë muajve prill-gusht 2006, z. Krasniqi ka shërbyer si koordinator i programit në Institutin Gjyqësor të Kosovës. Para se ta merrte atë detyrë ai ka qenë gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Malishevë nga janari 2003 deri në prill 2006.

Nga viti 2002-2003 z. Lavdim Krasniqi ishe praktikant avokat në Odën e Avokatëve të Kosovës në Prishtinë. Ndërsa gjatë vitit 2000-2002 shërbeu si zyrtar ligjor në Drejtorinë për Arsim, Kulturë dhe Sport në Malishevë.

Z. Krasniqi ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe diplomoi në vitin 1999. Në vitin 2002 ai dha provimin e gjyqtarit për kundërvajtje, ndërsa në vitin 2005 kreu provimin e jurisprudencës. Me pas në vitin 2010 ai u bë magjistër i shkencave drejtimi penalo-juridik në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve 2009-2012 ai mori pjesë në trajnime të ndryshme për trajnues, ndërsa aktualisht angazhohet si trajnues i trajnuesve dhe trajnues i programit për Zhvillimin e Shkathtësive të Përfaqësimit në Gjykim

Prapa