Kodi Penal i Republikës së Kosovës – pjesa e përgjithshme

Kodi Penal i Republikës së Kosovës – pjesa e përgjithshme

Përshkrimi

Vepra penale është vepër e njeriut e cila është e kundërligjshme, e kryer me faj dhe e cila është e përcaktuar me ligj si vepër penale, por e cila njëherë është edhe vepër e rrezikshme. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepra penale është vepër e kundërligjshme e cila është e përcaktuar me ligj si vepër penale, tiparet e së cilës janë të përcaktuara me ligj dhe për të cilën me ligj është përcaktuar sanksioni penal ose masa e trajtimit të detyrueshëm. Pjesëmarrësit gjatë trajnimit do të njoftohen për veprën penale duke përfshirë: elementet themelore të saj, objektin dhe subjektin, ndarjen dhe veprimin, vendin dhe kohën e kryerjes së veprës penale, kundërligjshmëria, përgjegjësia penale dhe karakteristikat kryesore të ekzekutimit të sanksioneve penale.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij moduli trajnues, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që: - Analizojnë elementet e veprës penale; - Thellojnë njohurit rreth përgjegjësisë penale; - Zgjerojnë njohurit lidhur me funksioni dhe sistemin e sanksioneve penale si dhe karakteristikat kryesore të ekzekutimit të vendimeve.

Vendi i mbajtjes

Prishtinë

  • 05-03 Tetor